Roy Hodgson është trajneri i ri i Crystal Palace në Premier League. 75-vjeçari rikthehet në stol pas afro dy vitesh, me teknikun që nuk i ka thënë "jo" ofertës për futbollin e madh.
Edhe pse 75 vjeç, Palace i kanë besuar ish-trajnerit të tyre që u largua në 2021 pas katër vitesh në drejtimin e skuadrës. Disa ditë më parë klubi i Premier League në Angli shkarkoi Patrick Vieira pas 18 muajsh, kjo për shkak të rezultateve të dobëta.
"Roy Hodgson është emëruar trajner i Crystal Palace deri në fundin e sezonit. Paddy McCarthy do të marrë rolin si ndihmës menaxheri i tij dhe Ray Lewington do të kthehet si trajner i dytë. Dean Kiely mbetet në pozicionin e tij si trajner i portierëve. Mirë se erdhe, Roy", njofton klubi i Premier League.