Aleksandar Veselinovic është prezantuar nga Partizani si trajneri i ri i ekipit, i cili ka marrë drejtimin e të kuqve pas largimit të Oges Shehit si pasojë e eliminimit nga Kupat e Evropës. Klubi nuk ka dhënë detaje sesa afatgjatë është kontrata me serbin që nga ana tjetër tregoi arsyen se përse zgjodhi të vazhdonte karrierën me ‘demat’.
“Mirëditë të gjithëve (e thotë shqip). Jam shumë i lumtur që jam tek Partizani sepse është një klub i madh në Shqipëri. Ka një projekt që është një sfidë për mua gjithashtu. Më kanë pritur shumë mirë, përfshirë presidentin ndaj dua ti falenderoj për mirësinë që kanë treguar. Të gjithë ata që kam takuar këtu në Shqipëri,”-u shpreh Aleksandar Veselinovic, trajner i Partizanit.
Fakt është se 54-vjeçari e merr skuadrën pa e kryer ai fazën përgatitore, kur jemi pas javës së 2 të Superligës dhe në ditët e fundit të merkatos.
“Për të gjithë trajnerët që kanë frikë më mirë them të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë birrë. Të shohim nëse do ketë përforcime, por nga Partizani është larguar Magget i cili ishte një lider në fushë. Ndaj dua të them se nëse do vijë dikush, duhet të jetë i përshtatshëm për historinë e Partizanit dhe të ketë aftësinë e duhur,”-tha u shpreh Aleksandar Veselinovic, trajner i Partizanit..
Aleksandar Veselinovic sezonin e fundit ishte pa ekip dhe zgjodhi të pushonte, ndërsa skuadra e fundit që ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara.
Suksese.Të mos e ngatërrojmë sportin, me politikën.
Përgjigju