Trajnerët e Premier League janë treguar të gatshëm për të ulur rrogat me 30% në 12 muajt e ardhshëm si pasojë e krizës që ka pushtuar futbollin si pasojë e koronavirusit. Mediat në Angli raportojnë se në këtë mënyrë teknikët kanë dalë kundër lojtarëve të cilët unanimisht vendosën të mos e pranojnë këtë kërkesë të drejtuesve të kampionatit, por edhe të presidentëve të tyre.
Edhe pse jo publikisht nga ata trajnerë që kanë pranuar uljen e pagës është edhe Jurgen Kloop i Liverpooli-t, por edhe David Mojes i Uest Ham. Sakaq të tjerë trajnerë në Premier League e kanë bërë tashmë publikisht të ditur këtë fakt.
Ndryshe nga trajnerët, lojtarët nuk pranuan pasi sipas tyre këto janë para të cilat dalin nga xhepat e pronarëve të tyre të pasur. Njëkohësisht në këtë mënyrë edhe shteti do të humbte një shifër prej 200 mln paundësh si pasojë e tatimit mbi fitimin.