Arturo Vidal aktualisht është në fazë rikuperuese pas dëmtimit në gju, ndërsa kohën e lirë e ka shfrytëzuar për të komentuar për situata të ndryshme në futboll. Pas deklaratave të bujshme për ndeshjen e Champions League mes Milan dhe Neëcastle, tani ish-mesfushori i Interit, Juventusit dhe Bayern Munchen ka folur për Ten Hag, trajnerin e Manchester United.
“Ai trajner e nisi shumë keq. Si mund ta largosh Cristiano Ronaldon? Kështu janë këta gjasme trajnerët autoritarë. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë trajnerët që lënë pas rrëmuja të jashtëzakonshme. E tmerrshme sjellja që pati me CR7. Ai ishte shënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ai e la në stol, apo edhe më keq, e përzuri fare.”
Këto ishin fjalët e Arturo Vidal, i cili përfitoi nga konteksti për të kujtuar dhe sulmuar Sampaolin, një trajner me të cilin pati përplasje gjatë kohës së tij te Flamengo. Kjo për shkak të ngjashmërisë fizike që ata kanë.
“Trajnerët tullacë janë shumë të komplikuar,”-nënvizoi plot ironi lojtari i Paranaense.
Mesfushorit iu desh të kërkonte horizonte të reja, pasi mezi kishte minuta aktivizim në skuadrën e ish-trajnerit të Sevilla. Pavarësisht se u bashkua me një tjetër klub brazilian, ai theksoi dëshirën për ta përfunduar karrierën në vendin e tij:
“Kjo është shtëpia ime. Sigurisht që më bën të dëshiroj të kthehem, të shoh njerëzit, dashurinë që ndihet. E kam thënë gjithmonë, në një moment dhe nëse do Zoti ma jep mundësinë, nuk do të hezitoj të vij”.