Jasir Asani dhe trajneri i Gwangju, Jung-hyo Lee, kanë vendosur më në fund urat e komunikimit. Sulmuesi anësor i Kombëtares në ndeshjet e fundit u la në stol për ekipin nga Koreja e Jugut, teksa është grumbulluar për sfidën e radhës.
Asani do të jetë i gatshëm për ndeshjen në transfertë ndaj Gimcheon dhe pritet që deri në fundin e majit të marrë minutat e duhura për të qenë në formë dhe i gatshëm për në Euro 2024.
Padyshim ky është një lajm i mirë për Sylvinhon, me mëngjarashin që kontribuoi me tre gola për Kombëtaren në kualifikueset e Gjermani 2024.
Shkupjani ndeshjet e fundit për të tijtë në Korenë e Jugut i ndoqi nga tribuna, pasi u rebelua dhe kërkoi largimin në merkato pas kërkesave të shumta. Duket se Asani është "amnistuar" dhe po "kalibron" të majtën për në Europian.