Andrea Tedesco

Sport

Trajneri Andrea Tedesco largohet nga drejtimi i Shqipërisë U-17

25 Qershor, 10:42| Përditesimi: 25 Qershor, 10:44

  • Share

Andrea Tedesco ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij në krye të Kombëtares U-17 të Shqipërisë. Trajneri italian ka konfirmuar largimin përmes një mesazhi në kanalet e komunikimit, ku falenderon Shqipërinë dhe shpreh gatishmërinë për sfidën e radhës.

“Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Shoh përpara për eksperiencën e radhës”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar.

41-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve të vegjël në korrik të vitit 2024 dhe kulmi i zhgënjimit të tij ishte pjesëmarrja në Euro U-17, ku Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve, pas tre humbjeve të thella dhe pa asnjë gol të shënuar. Një paraqitje kjo që u vlerësua si zhgënjyese në opinionin sportiv.

Përpara se të punonte me ekipin kuqezi, Tedesco kishte përvojë si trajner me Napoli U-19 si dhe me kombëtaren U-19 të Maltës.

Largimi i tij lë të hapur vendin e pankinës së Kombëtares U-17, me FSHF-në tashmë në kërkim të një pasuesi, ndërkohë që përgatitjet për turnetë e ardhshëm europianë vazhdojnë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?