Trajneri rus, Sergei Cherchestov

Sport

Trajneri Cherchesov: Kroacia më e vështirë se Spanja

7 Korrik 2018, 07:52| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 07:55

  • Share

Trajneri Sergei Cherchesov nuk kënaqet me arritjen e deritanishme, por synon që ta çojë Rusinë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, për më tepër që luan në vendin e tij, para fansave të zjarrtë rusë.

Por përballë vendit organizator të Kupës së Botës do të jetë Kroacia, një rivale e fortë, me shumë yje në përbërjen e saj.

Unë mendoj se ndeshjet e rëndësishme për Rusinë nuk kanë ardhur ende. Kjo ndaj kroacisë është një e tillë, madje shumë e vështirë për ne”, tha Cherchesov.

Rusia ndodhet në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të katërt në histori, por kjo gjë nuk përsëritet prej 48 vitesh. Cherchesov pranon se edhe presidenti Vladimir Putin e ka telefonuar për ta karikuar skuadrën.

“Po, presidenti më ka telefonuar para dhe pas ndeshjes me Spanjën, duke na përgëzuar dhe duke na dhënë mbështetjen e tij. I sheh ndeshjet nga TV, pasi e përjeton shumë këtë Botëror. Duhet të kontrollojmë euforinë, pasi Kroacia është më e vështirë se sa Spanja”, tha Cherchesov.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 07/07/2018 11:38

    3 me 0 per Kroacine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?