Trajneri i kombëtares së femrave Armir Grima ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e kryera një ditë para ndeshjes me Qipron e vlefshme për eliminatoret e Europianin 2020.
Sot pritej të kishte një konferencë në prag të këtij takimi, por që është anuluar për shkak të infektimit të trajnerit.
Kombëtarja e femrave do luajë dy ndeshjet e fundit në grup, por që edhe në rast fitoreje nuk do të shërbenin për t’u kualifikuar. Pas ndeshjes me Qipron më 27 nëntor në ‘Loro Boriçi’ kombëtarja e femrave do të përballet me Portugalinë në transfertë me 1 dhjetor.
Komento