Alain Giresse, trajneri i Kosovës

Trajneri i Kosovës lë pushim titullarët, i ftuar ish-sulmuesi i Kukësit

11 Nëntor 2022, 16:01| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 16:03

  • Share

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret e nëntorit. Francezi ka lënë pushim lojtarët kryesor të ekipit, teksa pjesë e saj janë emra të rinj dhe që nuk kanë pasur mundësi për të marrë minuta.

Dardanët luajnë në 16 nëntor në shtëpi kundër Armenisë, ndërsa në 19 nëntor sërish në Prishtinë presin Ishujt Faroe. Stërvitja e parë për këto ndeshje do bëhet në stadiumin "Fadil Vokrri" të hënë në 18:30. Pjesë e listës janë edhe Jetmir Topalli që po shkëlqen në Turqi dhe Mirlind Daku që po bën mirë në Slloveni me NS Mura. Kujtojmë se më herët Daku ka qenë pjesë e Kukësit.

Lista:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?