Zoran Zekic

Trajneri i Partizanit shpallet më i miri i sezonit

22 Korrik 2023, 16:22
  • Share

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic është shpallur si më i miri i sezonit të kaluar në Superligën e Kroacisë. Tekniku drejtoi Slaven Belupo në elitën e Kroacisë, teksa pas votave nga sindikata e trajnerëve dhe lojtarëve, është zgjedhur si më i miri.

"Sindikata e trajnerëve dhe lojtarëve të Kroacisë kanë përzgjedhur Zoran Zekic si trajnerin më të mirë të sezonit 2002- 2023. Trajneri i Partizanit që sezonin e kaluar ka drejtuar skuadrën e Slaven Belupo në Super Ligën kroate ka marë shumicën e votave duke lënë prapa Sergej Jakirovic dhe Mario Kovacevic", njofton Partizani.

Duket se "Demat e Kuq" kanë bërë bingo me emërimin e Zekic në stol, me 49-vjeçarin që është një emër i njohur në futbollin ballkanas. Pesha e tij në klub është vënë re që pas disa javësh në Tiranë, teksa pas "konfliktit" me Bruno Telushin, bëri që kapiteni të largohej nga ekipi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?