Trajneri i ri i kombëtares, Shakohoxha: Të zgjidhet një shqiptar! Talentet e reja në fushë s’janë meritë e FSHF-së

12 Dhjetor 2022, 14:06| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 14:17

  • Share

Gazetari i sportit Dritan Shakohoxha thotë se është koha që kombëtaren ta drejtojë një trajner shqiptar. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ gazetari Shakohoxha tha se vetëm një trajner shqiptar mund të bëjë më të mirën për kombëtaren, kjo pasi ka një skuadër mjaft të mirë.

Për gazetarin Shakohoxha, trajneri Edy Reja ishte një zgjidhje e gabuar, ashtu siç kanë qenë 90% të zgjedhjeve të FSHF-së në gjithë këto vite.

‘Edhe në kohën kur Reja drejtonte ekipin përfaqësues, nuk është trajner i Shqipërisë që prej 5-6 muaj, edhe kur e mori Reja ishte një ide për një person që mund të kalonte nga një fazë tulatje, në një gjë konkrete, por ai nuk arriti ta bënte këtë gjë. Ishte një zgjedhje e gabuar që në fillim siç janë 90% të zgjedhjeve të trajnerëve në gjithë këto vite. Futet tek lista e gjatë dështimeve, për sa i përket këtyre zgjidhje përjashtua Giani De Biazzin. Vazhdoj të besoj dhe shpresoj që një ditë do të binden se është momenti për një trajner shqiptar. Vetëm një trajner shqiptar mund të bëjë diçka të mirë për kombëtaren vetëm një trajner shqiptar, punëtor, e i dashuruar me fanellën e Shqipërisë, do të bënte mirë. Kam përshtypjen se kemi një skuadër shumë të mirë, me shumë të talentuar dhe i mungon dikush që tu ndezi një zjarr që ta bëjë skuadër kompetitive dhe një skuadër të vërtetë. Të paktën trajnerin do e kemi vetë.’- tha Shakohoxha.

Sipas Shakohoxhës, skuadra e mirë që kemi në fushë nuk është meritë e kësaj Federate, pasi 80% e futbollistëve nuk kanë lindur apo janë rritur që të vegjël në emigrim. Politika e gabuar e FSHF-së, tha Shakohoxha ka çuar deri në atë pikë pas mos të prodhojmë asnjë futbollist që luan për kombëtaren.

‘80% e futbollistëve ose nuk kanë lindur fare në Shqipëri. Ajo që ne përfaqësojmë në fushë nuk është meritë e kësaj Federate. Kjo politikë e gabuar na ka sjellë aty ku ne nuk arrijmë dot të prodhojmë futbollistë që të luajnë për Kombëtaren. Projekti është hapim sytë mos gjemë ndonjë fëmijë emigranti. Do hapim sytë më shumë për të përfituar nga puna e tjerëve, por ose janë të paaftë ose nuk duan që ta bëjnë këtë gjë.’- tha gazetari.

Trajnerit Edy Reja i skadoi kontrata në fund të nëntorit. Kujtojmë se 77 vjeçari u ul në stolin e Shqipërisë në 17 prillin e 2019.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?