Nesër Skënderbeu do të festojë titullin e tetë në Korçë, në ndeshjen e javës së fundit të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë, e cila kërkon fitoren për të mbijetuar.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Vllazninë, trajneri Daja ka theksuar se Skënderbeu është i zhveshur nga rezultati, por nuk mendon t’i bëjë nder askujt.
Kam dëgjuar komentet për paraqitjen tonë në javët e fundit dhe dua të them se nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër.
Thjesht kemi politikat tona dhe po ju them se, nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve me pak minuta në këmbë gjatë kampionatit, por edhe të rinjve të ardhur nga U-19.
Ne kemi politikat tona. Kemi një pezullim nga UEFA dhe duhet të menaxhojmë si duhet situatat, qoftë edhe për një ndryshim të axhendës.
Në këtë lloj situate, të gjithë bashkë, jemi të sigurt se ky Skënderbe nuk ka lidhje me atë që mund të jetë dyshuar më përpara.
Nuk ka si të fusim në lojë lojtarë të rinj për t’i bërë nder njërit apo tjetrit. Komuniteti i futbollit e di që unë kam një akademi private dhe ekipet e saj ranë nga kategoria.
Me miqësinë që kam mund t’i mbaja, por është krim që ta mësosh një 17-vjeçar gabim. Ky grup është i zhveshur nga rezultati, sepse kampionati është mbyllur.
Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që riformatohet që nga porta e deri te sulmi.
Në Gjirokastër luajti Soue për të mos i hequr të drejtën të finalizojë atë që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Soue u dëmtua me Luftëtarin dhe nuk kemi bërë asgjë kundër një futbolli fair-play.
Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. E kemi mbajtur Skënderbeun pastër, natyrisht me një politikë në favorin tonë.
Kemi për detyrë të realizojmë objektivat primarë, dhe primar ishte kampionati, ishte kalimi në grupet e Europa League, madje edhe kalimi i tyre.
Me shumë kurajë, përtej modestisë, them se bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë ekip shqiptar. Duam edhe Kupën e Shqipërisë dhe këtu kemi një minus.
Kemi ‘frikën’ se lojtarët ndoshta nuk do të kenë ritmin e duhur. Asnjë nga lojtarët nuk e di se kush do të luajë nesër me Vllazninë.
Mund të kishim marrë më shumë lojtarë nga të rinjtë, por U-19 kishte një objektiv. Tani nuk ka dhe do të përdoren edhe nesër me Vllazninë disa të rinj, përveç Pëllumbit, që është grumbulluar me U-19-ën.
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja
Fol pe tamami o byrazer. Po pse nuk ja late juve Luftetarit ndeshjen, Po turp per dynjane me ndeshjen e zhvilluar. Luftoni per fitore e mos beni xhambaslleqe me Vllaznine.. te shkoje atje ku e meriton ajo bashke me zuske Voltanen.
Përgjigju