Mikel Arteta

Sport

Trajneri Mikel Arteta rinovon me Arsenalin

12 Shtator 2024, 12:16| Përditesimi: 12 Shtator 2024, 12:17

  • Share

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rënë dakord për një kontratë të re dy vjeçare me klubin.

Spanjollit do t'i mbaronte kontrata në fund të sezonit, por tani pritet të qëndrojë në "Emirates" deri në vitin 2027. Topçinjtë emëruan Artetën, i cili kishte punuar si ndihmëstrajner nën drejtimin e Pep Guardiolës te Manchester City në atë kohë, për të zëvendësuar bashkatdhetarin Unai Emery si trajner në dhjetor 2019.

Ai udhëhoqi Arsenalin drejt fitores në finalen e Kupës FA në fund të sezonit 2019-2020 për të fituar trofeun e tij të parë të madh si trajner.

Marrëveshja e re e Artetës pritet të konfirmohet para derbit të Londrës veriore të së dielës në Tottenham.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?