Skuadra e futbollit Montreal në Kanada ka shkarkuar trajnerin italo-kanadez 15 orë pas emërimit në stol. Sandro Grande nuk e ka pasur të gjatë emërimin në stolin e Montreal, me trajnerin që në mënyrë të çuditshme u shkakrua pas pak orësh.
Zyrtarizimi i tij në kanalet e komunikimit ka bërë që tifozët të sulmojnë drejtuesit e klubit, për një koment që trajneri kishte bërë 11 vite më parë dhe kësisoj erdhi edhe shkarkimi.
Në atë periudhë, një sulm i dështuar me armë ndaj kryeministrit të vendit solli reagimin e Grande që mbështeti autorin në krim, duke shkruar në rrjete sociale se i vetmi gabim i keqbërësit ishte fakti se nuk ia doli mbanë me shënjestrën duke dështuar në sulmin e tij ndaj të parit të shtetit.
Për këtë koment të vitit 2012, Grande u shkarkua nga klubi i Montreal, me tifozët që u dukën të gëzuar nga një vendim i tillë.