Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi

Trajneri shqiptar Besnik Hasi fiton gjyqin me Olympiakos

19 Prill 2018, 15:46| Përditesimi: 19 Prill 2018, 15:48

  • Share

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me Olimpiakos.

Trajneri shqiptar drejtoi skuadrën e Olimpiakosit në vitin 2017, por u shkarkua nga klubi grek. Hasi ka kërkuar të paguhej nga klubi grek sipas kontratës dhe ka arritur të fitojë gjyqin.

Palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet. Nuk bëhet e ditur shuma, por me rëndësi për Hasin është ndërprerja e parakohshme të kontratës, pasi ekzistonte një mundësi që ai të qëndronte si i punësuar i klubit deri në mbyllje të afatit të kontratës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?