Rey Manaj

Trajneri shuan shpresat e Rey Manajt për rikthim: Është vetëm në 65 përqind të formës

18 Tetor, 13:50| Përditesimi: 18 Tetor, 13:56

  • Share

Rey Manaj është bashkuar në stërvitje me ekipin e Sivasspor në Turqi, kjo pas një lëndimi të rëndë të marrë në datën 14 shtator, fill pas golit të shënuar. Edhe pse u duk se kishte lënë pas problemet me çarjen në tendinën e kryqëzuar, Manaj nuk duket të jetë i gatshëm.

Diçka të tillë e ka konfirmuar Bülent Uygun, trajneri i ekipit turk që ka thënë se Manaj është në 65 përqind të mundësive dhe nuk dihet ende nëse do jetë i gatshëm për sfidën e së dielës, e cila merr jetë në 12:30 kundër Hatayspor.

“Manaj po stërvitet vetëm në 65% të mundësive të tij. E di që duket si handikap i madh për ne, por do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen me lojtarë të tjerë”, tha trajneri duke mos treguar nëse Manaj do të ishte apo jo pjesë e këtij takimi.

Kujtojmë se Manaj nuk mundi të ishte pjesë e listës së Kombëtares për dy ndeshjet që u zhvilluan në tetor, ndërsa shpreson të jetë i gatshëm për në muajin nëntor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?