Është momenti i Kombëtares. Entuziazmi i fitores me Poloninë dhe vendi i parë në grup ka përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama që sezonin e dytë të Podcastit “Flasim” e ka nisur me drejtuesit e pankinës kuqezi. Rama ka intervistuar trajnerin Brazilian Sylvinho dhe dy ndihmësit e tij argjentinasin Zabaleta dhe brazilinin Doriva.
Rama I ka pyetur se kur kanë dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë:
Silvinjo: Unë në vitin 2014, nga Manaj. E kam stërvitur tek Interi. Isha me Roberto Mançinin. Aty e kam njohur. Ishte shumë i ri, 18 vjeç më duket.
Zabaleta: Për mua, në fakt, ishte Keidi Bare, një nga lojtarët tanë, kur shkoi tek Espanyoli, sepse unë jetoj në Barcelonë, luaja për Barcelonën, familja ime kishte abonim sezonal biletash dhe mendoj se Keidi, kur e sheh në fushë, është një njeri që përfaqëson pasionin e shqiptarëve në fushë. Kështu, kjo ishte hera e parë që u prezantova pak me Shqipërinë.
Fitorja me Poloninë gëzoi një popull të tërë dhe bëri që djemtë e drejtuar nga Silvinjo të jenë në krye të grupit E shumë pranë kualifikimit por stafi Teknik thotë se duhet qëndruar me këmbë në tokë pasi janë edhe tre finale.
Silvinjo: Një grup i vështirë, i ekuilibruar, megjithatë, e kemi arritur pjesën e parë të objektivit. Fitorja e djeshme na çon drejt një ndeshjeje më shumë në tetor dhe me një rezultat të mirë arrijmë në nëntor, në kushtet për t’u kualifikuar, çka varet vetëm nga ne.
Zabaleta: Ajo çfarë po tregojmë është që kemi një skuadër të shkëlqyer për të arritur diçka të madhe. Jemi në gjendje të mundim çdokënd, por këmbët në tokë, të qetësojmë pritshmëritë. Kemi ende tri ndeshje për të luajtur. Hap pas hapi.
Doriva: Jemi të ndërgjegjshëm që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse ende mungojnë tri ndeshje, por kemi besimin që skuadra mund të përmirësohet edhe më shumë. Mund ta bëjmë, kështu që jemi në rrugën e duhur.
Të bashkëpunojnë në harmoni dy brazilianë e një argjentinas nuk është e thjeshtë dhe kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta duke i pyetur se cili wshtë më i mirë Brazili apo Argjentina.
Silvinjo: Sa botërorë kemi fituar, Doriva?
Zabaleta: Ja, ku e ke përgjigjen, mjafton.
Silvinjo: Botërorin e fundit e fitoi Argjentina.
Doriva: E vërtetë. Jo, ata janë të fortë, po ne jemi më të mirë.
Kryeministri Edi Rama: Pablo, kush është më mirë, Argjentina apo Brazili?
Zabaleta: Aty e ke përgjigjen. Ata kanë fituar pesë botërorë, kaq. Një me zero për ta.
Silvinjo: Jam i sigurt që, deri në fund, Argjentina do barazojë.
Përgatiti gazetari, Andi Kapxhiu.
Ore kush e ndjek kte podacastin e bablokut, me siguri detyron kta patronazhistet dhe punonjesit e administrates te futen online dhe ta degjojne
PërgjigjuE cdo na e shpifi edhe kombetaren ky...
PërgjigjuNdonjë të re nga fronti i rrumpallës në shtet cfarë ke për të thënë? Mezi po e shtyn kohën këtë mandat
PërgjigjuMe të huajt shkon muhabeti vaj. Pse s'të marrin ty për km?