Tirane- Tashmë është zyrtare. Trajneri Sylvinjo ka publikuar dhe ka dorëzuar në UEFA listën me 26 kuqezinjtë që do të luajnë në europianin e Gjermanisë.
I vetmi i sakrifikuar nga lista paraprake me 27 lojtarë është portieri Simon Simoni, i cili sipas FSHF edhe pse nuk do të japë kontributin e tij në fushë do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve.
Në portë për sfidat me të paktën Italinë, Kroacinë dhe Spanjën do të jenë në dispozicion Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.
Ndërsa në sulm që ka qenë edhe sektori për të cilin trajneri ka pasur më shumë kritika do të jenë të gatshëm Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
Kombëtarja shqiptare paraditen e sotme ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në Stegersbah të Austrisë, ndërsa kuqezinjtë në orën 16:00 do të udhëtojnë nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit për të mbërritur në mbrëmje në Dortmund në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.