Thomas Tuchel dhe Jude Bellingham

Sport

Trajneri Tuchel lë jashtë Jude Bellingham, tifozët e Anglisë mbështesin vendimin

7 Tetor, 12:59| Përditesimi: 7 Tetor, 13:08

  • Share

Trajneri i kombëtares së Anglisë në futboll, Thomas Tuchel, ka marrë një vendim të fortë duke lënë jashtë listës Jude Bellingham për përballjet ndaj Uellsit dhe Letonisë.

Mesfushori i Real Madridit, i cili është rikthyer së fundmi pas një operacioni në shpatull, ende nuk ka arritur formën optimale fizike. Edhe paraqitjet e tij të fundit me “Los Blancos” nuk kanë qenë në nivelin e zakonshëm, ndërsa në ndeshjet me kombëtaren ka pasur vlerësime negative për sjelljen e tij në fushë.

Duke marrë parasysh këto rrethana, Tuchel ka zgjedhur të mos e sforcojë rikuperimin e 22-vjeçarit, duke u mbështetur tek grupi i lojtarëve që në shtator arriti rezultate pozitive edhe në mungesë të tij.

Ky vendim, megjithëse i guximshëm, ka marrë mbështetje të gjerë nga tifozët anglezë. Sipas një sondazhi të realizuar nga Daily Mail, me mbi 13,500 votues, plot 83% e tyre janë shprehur pro zgjedhjes së trajnerit gjerman.

Kjo përqindje e lartë tregon se publiku anglez e sheh vendimin e Tuchel si një hap të drejtë për të ruajtur balancën dhe disiplinën brenda skuadrës, por edhe për të garantuar rikthimin e plotë të Bellingham në formën e tij më të mirë.

Në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia ka në grup Shqipërinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa mban vendin e parë me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?