Zdenek Zeman

Trajneri Zdenek Zeman pëson goditje cerebrale, shtrohet në spital

12 Dhjetor 2023, 15:27| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 15:28

  • Share

ITALI - Përpara seancës së zakonshme stërvitore të këtij mëngjesi me Pescara-n, Zdenek Zeman pati një goditje ishemike kalimtare. Siç bën të ditur vetë klubi nga Abruzzo, tekniku 76-vjeçar “është i shtruar në klinikën Pierangeli në Pescara dhe gjendja e tij është e mirë dhe stabile, por kërkon kontrolle të mëtejshme”.

Gjendja e Zeman është e mirë, edhe pse ai do të duhet të qëndrojë për disa ditë larg fushës për të gjitha kontrollet e nevojshme. Nesër trajneri nuk do të jetë në stol në ndeshjen e Kupës së Italisë që skuadra do të luajë në Catania (20:45). Pescara aktualisht zë vendin e tretë në Grupin B të Serisë C me 30 pikë pas Cesena dhe Torres.

"Këtë mëngjes, përpara seancës së zakonshme stërvitore, zoti Zdenek Zeman pati një sëmundje të lehtë, e cila më vonë u zbulua se ishte një atak i lehtë ishemik kalimtar dhe për këtë arsye u shtrua në spital në klinikën Pierangeli në Pescara. Klubi do të donte të komunikonte se kushtet e trajnerit aktualisht janë të mira dhe të qëndrueshme, por ai do të duhet të mungojë për disa ditë për analiza të mëtejshme", thuhet në njoftim.

Zeman është trajner prej më shumë se 50 vitesh, kur e filloi më 1981 me të rinjtë e Palermos. Në karrierën e tij ai ka dejtuar klube si Parma, Lazio, Roma, Napoli, Fenerbahce, Brescia, Crvena Zvezda, Cagliari, Lugano, Foggia dhe Pescara.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?