Ministria e Arsimit ka nisur Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve edhe në Tiranë duke ofruar trajnime të specializuara për mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga pedagogët e Fakultetit të Gjuhë-Letërsisë së Universitetit të Tiranës.
Përveç Tiranës, në qytete të tjera si Durrësi, Elbasani, Kukësi dhe Gjirokastra po vijohet gjithashtu me programin, duke ofruar trajnime të kualitetit për mësuesit. Deri në fund të vitit 2024, pritet që më shumë se 4000 mësues nga i gjithë vendi të përfitojnë nga këto trajnime në lëndët e gjuhës shqipe, matematikës, lëndët e shkencave, arsimin fillor dhe teknologjinë e informacionit.
Për trajnimet e mësuesve po kontribuojnë me asistencën e tyre pedagogë nga 7 universitetet publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Durrësit, Universiteti i Korçës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Universiteti i Shkodrës.
Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës
Synimi është që deri në 2016-ën nga Programi Kombëtar i Zhvillimit të Mësuesve të trajnohen i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.