TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha duket sa ka dalë sërish blof me ‘denoncimet’ e qytetarit dixhital. Pas rikthimit të Vangjush Dakos në qeli me vendim të Apelit të GJKKO, ish-kryeministri postoi një foto të Vangjush Dakos vetëm një ditë më parë, ku fliste për trajtimin special që ai merr në burg.
Në foto, shihej Vangjush Dako me një celular në dorë, ndërsa krahas tij ishte një person tjetër, të cilin në postimin në Facebook, Berisha e quante ‘Ron Shqopa’ dhe e akuzonte si trafikant droge.
“Trajtim special! Përshëndetje Dr, Vangjush Dako sëbashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë”, shkruante Berisha në postim.
Por, pa kaluar as 24 orë nga ky postim, të cilin Berisha e kishte shitur si denoncim nga qytetari dixhital, nga një vëzhgim në rrjetin social të tij, vëmë re se fotoja tashmë është fshirë. Ish-kryeministri e zhduku nga rrjetet sociale pa dhënë asnjë shpjegim. Por arsyeja, duket se është një tjetër blof i Berishës.
Vetë Drejtoria e Burgjeve në një reagim për TopNews, ka deklaruar se fotoja nuk është shkrepur në asnjë prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
“Lidhur me foton e publikuar në rrjete sociale ku shihet shtetasi Vangjush Dako, sqarojmë se fotoja nuk është shkrepur në ambientet e ndonjë institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP) në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve për Top News.
Madje në disa media, si TemA, thuhet se fotoja është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
Postimi i Sali Berishës që është fshirë nga Facebook
Komente

Po jepni shpërthimin e Gërdecit
PërgjigjuKETO JAN TE DY PER T NEJT MRENA
Përgjigju