Raloxifene, një ilaç i njohur, i aprovuar dhe tregtuar në Evropë për trajtimin e osteoporozës, mund të jetë një armë e mundshme kundër Sars-CoV-2. Ai mund të jetë efektiv në rastet e moderuara dhe të buta të Covid falë aftësisë së tij për të kundërshtuar infeksionin viral. Ai i përket grupit të barnave të përcaktuara si "modulues selektiv të receptorit të estrogjenit" dhe ka një nivel të lartë sigurie dhe tolerance.
Konsorciumi Europian "Exscalate4CoV", i cili po vlerëson potencialin e tij terapeutik kundër Sars-CoV-2, ka ri-patentuar ilaçin për përdorim universal dhe është i gatshëm ta prodhojë atë në sasi masive.
Në Itali nuk është testuar te pacientët kundër Covid, për shkak të mungesës së infeksioneve të reja, ndërsa autoriteti shëndetësor i Koresë së Jugut ka konfirmuar efektivitetin e tij tek disa pacientë me infeksion Sars-CoV-2.
Vlerësimi i potencialit të raloxifene kundër Covid u bë i mundur falë punës së konsorciumit publik-privat "Exscalate4CoV".
Identifikimi i molekulës u bë falë ekzaminimit virtual të kryer nga superkompjuterët mbi mbi 400 mijë molekula të vëna në dispozicion nga Dompé dhe Instituti Fraunhofer (organizata gjermane e 60 instituteve kërkimore). Ndër molekulat e zgjedhura, përparësi iu dha atyre në fazën klinike ose tashmë në treg, siç është raloxifene. U testuan 7 mijë molekula me karakteristika premtuese nga të cilat 100 ishin aktive in vitro dhe 40 treguan aftësi për të luftuar koronavirusin në qelizat e kafshëve.