Traktori del nga rruga

Bota

Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali

24 Mars, 14:54| Përditesimi: 24 Mars, 14:58

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Muça, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gessopalen, provincën e Chietit në Itali. Sipas mediave vendase, traktori me të cilin po punonte u përmbys duke e zënë poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjeve të shpejta të ekipit të shpëtimit, 30-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.  Muça punonte në një fermë të zonës dhe ishte duke vozitur përgjatë një rruge komunale kur për arsye të paqarta humbi kontrollin e traktorit, i cili u përmbys, duke përfunduar në një kanal dhe duke e shtypur. 

Alarmi u ngrit nga një kalimtar i rastit. Prokuroria Publike ka hapur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?