Sociale
Reportazh

Traktori kinez dhe pianoja gjermane në mes të maleve të Dibrës! Reliket që sfidojnë kohën, sot atraksion për turistët (VIDEO)

3 Gusht, 12:47| Përditesimi: 3 Gusht, 13:05

  • Share

Në thellësi të maleve që ndajnë Dibrën me Kukësin, një traktor kinez dhe një piano gjermane “Geber Zimmerman” Leipzig sfidojnë harresën...

Ndodhemi në fshatin Kullas të Kalasë së Dodës, mes pyjeve ku qëndron ende një traktor kinez, relike e periudhës së kooperativave bujqësore.

Dikur simbol i përparimit, sot ai është i mbuluar nga bari i egër dhe ndryshku, por mbetet dëshmi e paharruar e periudhës së komunizmit.

Banorët tregojnë se në kohën e kooperativës bujqësore, zona kishte tre traktorë kinezë, njëri prej tyre ndodhet sot në Tiranë….

Pak kilometra më tej, në fshatin Kallë të Sllovës, vizitorët ndeshen me një tjetër surprizë. Një piano gjermane “Geber Zimmerman” Leipzig, e ekspozuar në një lokal buzë rruge, edhe pse jo funksionale.

Sipas një banori, pianoja u shpëtua nga mbeturinat gjatë rikonstruksionit të Pallatit të Kulturës në Peshkopi dhe u mor nga pronari i lokalit, i cili e shtoi në koleksionin e tij të sendeve të vjetra. Sot ajo shërben si atraksion dhe si kujtesë e pasurisë kulturore të zonës.

Këto dy relike tregojnë se edhe në zonat më të thella të Dibrës, historia gjen mënyra për të mbijetuar.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 03/08/2025 14:12

    Dikur fshati kish 3 traktor.... Sot ska fshat.... Dikur shtëpi kulture me pjano.. Sot ska shtëpi kulture....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?