Transaksioni nga Dubai që alarmoi shtetin, zbardhet dosja! Paratë edhe në llogarinë e familjes Nano

11 Maj, 15:19| Përditesimi: 11 Maj, 15:54

  • Share

Kalimi i parave nga Dubai në Tiranë dhe transaksioni prej gjysmë milion euro për blerjen e pronave nga familja e ish kryeministrit Fatos Nano ka alarmuar agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Një apartament dhe dy garazhe janë sekuestruar ndërsa kanë nisur hetimet intensive për një skemë ndërkombëtare të pastrimit të parave në Shqipëri.

Një informacion nga agjencitë e zbatimit të ligjit ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës e cila vetëm një individi i ka sekuestruar gjysmë milion euro pasuri të blera në zonën e vilave në periferi të Lundrës.

Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë dosjen e sekuestros e cila provizorisht deri në përfundim të hetimeve ka vendosur në ngrirje 176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendndodhja Lundër, Tiranë; 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe  19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

Totali i këtyre tre aseteve një apartament dhe dy garazhe 510.000 euro dhe aktualisht me kërkesë të prokurorisë Tiranë dhe me miratimin e gjykatës penale janë vënë në sekuestro.

Kjo është kërkesa e prokurorisë depozituar në dhomën penale tiranë “Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetases Anna Morgenstern, xxxxxxxx  lindur në Wroclav dhe banuese me adresë: xxxxxxxx Dubai, Emiratet e Bashkuara, e martuar, identifikuar me pasaportë xxxxxxxxxx, pranë Bankave të Nivelit të Dytë”.

Alarmi se Anna Morgenstern po blenë Prona në Shqipëri është ngritur më 14.11.2023, ndërsa në hetimet e kryera rezulton se ajo këto prona i ka blerë jo tek njerëz apo kompani të panjohur në Shqipëri.

Është ky dokumenti ekskluziv i siguruar nga “FactCheck” i cili tregon se Anna Morgenstern e dyshuar për pastrim parash plot 28 milion euro së bashku me bashkëshortin e saj të arrestuar ka mundur të blej pasuri nga kompania JoyGroup dhe Xhoana Nano bashkëshortja ish kryeministrit Fatos Nano.

Në dokument thuhet “Më datë 09.01.2023 është nënshkruar kontratë shitje pasuri e paluajtshme, ku shtetasja Anna Morgenstern ka blerë nga shoqëria “Joy Group” sha, pasuri të paluajtshme të llojit “apartament”, me sipërfaqe 176.06 m², Lundër, Tiranë, kundrejt vlerës 483,000 euro. Në lidhje me pagesën e kontratës rezulton se në llogarinë e tjetërsimit të Noterit përgjatë periudhës Janar-Shkurt 2023 janë kryer 5 transferta me vlerë totale 483,000 euro nga llogaria e shtetases Anna Piatowska Chmiel.

Joy Group është ish kompania Joy Travel themeluar në vitin 1999 nga Xhoana Nano, aksionet të cilat ajo në vitin 2022 ja ka kaluar në vlerën e 100 % shtetasit K.Nano.

E teksa ishte kryer blerja e apartamentit Anna rishfaqet sërish këtë herë në blerjen e garazheve, në provat që kanë bindur gjykatën ti sekuestrojë thuhet si vijon “Më datë 07.02.2023 është nënshkruar kontratë shitje pasuri e paluajtshme, ku shtetasja Anna Morgenstern ka blerë nga shtetasja Xhoana Nano,  dy pasuri të paluajtshme të llojit “garazh”, kundrejt vlerës 28,000 euro. Pagesa është kryer në datë 10.02.2023 nga llogaria e shtetases Anna Pistkowska Chmiel (dërguese e fondeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nga verifikimi rezulton të jetë shtetasja Anna Morgenstern), në llogarinë e tjetërsimit të Noterit.

Edhe pse në dosjen e Prokurorisë nuk ka një dokument që provon se Anna është bashkëshortja e Stephan, hetuesit thonë se i janë referuar burimeve të hapura.

Ndërsa ndalur në faqen e Facebook të kësaj shtetase ajo ka një kolazh fotosh në shoqërinë e Stephan Morgenstren të arrestuar dhe në pritje të ekstradimit drejt Koresë së Jugut.

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga “FactCheck” thuhet se “Stephan Morgenstern, kërkohet nga Policia Koreane për përfshirjen në veprimtari kriminale në shkallë të gjerë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe krijimi i skemës Ponzi. Ndaj tij është lëshuar nja kartelë e kuqe nga Interpoli.”

Ekstradimi i tij është miratuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend ndërsa pritet firma e ministrit të drejtësisë z.Ulsi Manja nëse do e lejojë apo jo dërgimin e tij në Seul./ WebLajm

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/05/2024 02:07

    Tranzaksioni bankar ka alarmuar agjencite e zbatimit te ligjit ne Shqiperi! Duhet te kishte alarmuar BSH,drejtesine dhe shtetin ne pergjithesi,sepse keshtu po fluturon leku ne stratosfere sikur jemi superfuqi ekonomike-financiare e megjithate nuk prodhojme e nuk eksportojme thuajse asgje qe t'a justifikoje dhe duhet t'i kishte alarmuar te gjithe per faktin qe gjithe maskarenjte e botes e kane kthyer Shqiperine ne nje /safe heaven/ per maskarlleqet e tyre dhe veten e tyre,Fazllici,ata vellezerit indiane,Begeti,ai turku i kriptomonedhave,tani ky cifti gjerman dhe nuk po flasim per vrases e prostituta e kriminele te vegjel!

    Përgjigju
    • Populli: 12/05/2024 08:03

      Ke inatin, foli hakun

  • maksi: 11/05/2024 21:49

    ke te drejte o kaaap bule leka,,argita kjo shemtire e felliqur me bajgen sali kane vjedhur shqiptaret....vdekshin nje ore e me pare ishallah...

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/05/2024 18:04

    Ore Shqiptar ska faj fare pijaneci Fatos Bixhozxhi Nano . Se Shqiptarët 90% jan të gjith hajdut prandaj dhe është kjo gjëndje. Kur të vjedh dhe sy peshkaqeni çuni i malokut hajdut kriminelit Sali Bajga mos ngelt njeri pa vjedh. E e bija hunderja shëmtyra e gjall Argita flliqsira del e proteston te bashkia. E hajdutja gërthet kape hajdutin kape. O pik e zez çe ka gjet Shqiprin me monstra të tilla.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/05/2024 21:47

      Prandaj duhen hapur burgjet e te futen brenda pakica e te ndershmve qe te jetojne te qete aty ndersa perjashta te qendrojne 90% i popullsise or teeeejjjjj

  • sapa: 11/05/2024 16:43

    Jo Spak por edhe sikur ne cdo qytet te Albanistanit te ngrihet nga nje Spak ky vend ngelet hale!

    Përgjigju
  • I.M: 11/05/2024 16:00

    Joi Nano ku i gjeti këto prona?

    Përgjigju
    • Kimete: 12/05/2024 09:11

      Po Nano çfar ka punuar??

    • IM@: 11/05/2024 18:56

      Ka punuar picken ke inat ti ,oj ky ku i gjeti ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?