Rusia i është përgjigjur komentit të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden lidhur me transferimin e armëve bërthamore ruse në territorin bjellorus. Në reagim theksohet se është e drejtë sovrane e Rusisë që të garantojnë sigurinë e federatës në një situatë lufte ‘hibride’ përballë SHBA-ve.
“Është e drejta sovrane e Rusisë dhe Bjellorusisë që të garantojnë sigurinë e tyre me mjetet që ata i konsiderojnë të nevojshme në mes të një lufte hibride në shkallë të gjerë të nisur nga Uashingtoni kundër nesh. Masat që marrim janë plotësisht në përputhje me detyrimet tona ligjore ndërkombëtare”, thuhet në shënimin e misionit diplomatik.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Bomba në rajonin e Belgorodit, një i vrarë! Putin: Është koha për vetëvendosje
B.V/ReportTv.al