Lulzim Basha

Politikë
Top 24

Transferimi i prokurorëve në rrethe, Basha: Drejtësia ka mbaruar, sot Rama-Marku e shkatërruan

20 Shtator 2018, 20:43| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 20:53

  • Share

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi transferimin në rrethe të prokurorëve që refuzuan shortin për dosjen 'Shullazi'.

Në statusin e tij, Basha shkruan se Rama dhe Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij dhe të njëjtin skenar po zbatojnë për të lehtësuar Shullazin. 

Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Ditën e sotme, prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohëshëm në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.

Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.

Komento

Komente

  • Bobi: 21/09/2018 13:22

    Po pse mo lulush ka pas ndonjehere drejtesi ne shqiperi, ka pas o Pleher ti me gjith banditet e juj prokurore e ligjvenes. Para disa ditesh u be mia aksion u kapen 6 apo 7 persona qe te pakten 4 prej tyre duhet te ishin me te perjetshem per vrasje. Ti ishe minister i brendshen kur Jan bere bere vrasjet o plere, cbeje ti mendoje per vrasjet apo si te fshehesh provat e vrasjeve, hetusit e tu punonin o plere por ti me prokuroret e tu i trasferonit o halebak. Fol ti per drejtesi. Ah keni gjet popullin me te urte e me budalla ne ballkan ju, se te ishit diku tjeter do ju digjnin o Gedaf.

    Përgjigju
  • Tironci: 21/09/2018 01:20

    PUNET E PROKURORISE JANE SHUME TE KOMPLIKUME OSE TREC JANE POLITIKE KJO GJE ISHTE THJESHTE E REFUZUAM PROKURORET 1 2 3 4 e tjere BEJE VETE Z MARKU PRKURORIN E SHULLAZIT APO KESHTU ISHTE ORJENTIMII NGA LART

    Përgjigju
  • Vloreee: 20/09/2018 21:55

    Po pse o luli ishin te tute ata qe po ikin ... te dhimsen hahaha

    Përgjigju
    • bledi 1: 21/09/2018 07:14

      eshte normale qe kelyshat e sali protopapes jane

    • Lushnjeeee: 21/09/2018 01:10

      Nuk ishin te Habilajve dhe Balilajve o Vlora! Po i qepnin kostumin e burgut Saje Qorrit, apo nuk e ke pare ti me Habilajt duke drekuar tek restoranti ne Narte?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?