Spaho dhe Vasili

Transferimi i prokurorëve, PD padit Kryeprokuroren: Të pezullohet, shpërbëri grupin që po heton Tahirin

21 Shtator 2018, 15:31| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 17:03

  • Share

TIRANE-Opozita ka depozituar një kallëzim penal kundër Kryeprokurores Arta Marku duke e akuzuar per shperdorim detyre pas vendimit për transferimin e prokurorëve në rrethe dhe nisjen e hetimit disiplinor. Ne emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili. 

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”. Opozita i cilëson lëvizjet te paligjshme dhe si të urdhëruara politikisht. “Arta Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit”-shprehet opozita në kallëzimin penal.

“Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të  Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”- thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.  Opozita thotë se qëllimi i lëvizjeve të Arta Markut është është shërbimi politik ndaj Edi Ramës, dhe dështimi apo pengimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj Qeverie apo organizatave kriminale të lidhura me të.

Në kallëzim theksohet duke qene se Arta Marku drejton prokurorinë dhe kallëzimi është bërë tek vartësit e saj në Prokurorinë e Tiranës, opozita ka kërkuar njëkohësisht edhe marrjen e masës së përkohshme të pezullimit nga detyra deri në përfundimin e hetimit.

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.

Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor
Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn

Prokurorët e transferuar në rrethe
Olsian Çela- Transferohet në Berat
Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë
Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec

Vendimi i Arta Markut erdhi pas rebelimit të prokurorëve në një mbledhje të zhvilluar me Donika Prelën. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Padia e PD ndaj kryeprokurores Arta Marku

 

Komento

Komente

  • Liku: 21/09/2018 19:28

    Jane prokuror te plepave

    Përgjigju
  • BabaleKRACIA: 21/09/2018 18:41

    Fytyrat me te felliqura qe njef shqiperia jane kta 2 pleq te ndyre dhe telendare! Surrate Hajdutesh si Spaho ashtu edhe maçi i rrjepur Vasili

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/09/2018 16:44

    PD e ka marr rolin e prokuroris dhe gjygjësorit, këta nuk jan më parti politike, por parti shkatrruese e rendit në Shqipëri .

    Përgjigju
  • Tirona: 21/09/2018 16:39

    BABOOOOLE SPAHO dhe BABOOOLE VASILI.Ju jeni tju ushqesh me mut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?