Foto ilustruese
Marrëveshja e transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm, i hap rrugë edhe një sërë lehtësirash dënimi që mund të përfitojnë të burgosurit.
Kjo për shkak se, sipas projektligjit, në rast se dënimi në Britani e kalon dënimin maksimal të parashikuar në Shqipëri për të njëjtën vepër penale, pas transferimit dënimi i tij mund të ulet sipas atij që përcakton legjislacioni ynë. Pra, supozojmë se në rast se në Britani një person është dënuar me 8 vite burg, për një vepër penale që në Shqipëri dënohet me 6 vite dhe ka kryer tashmë 4 vite, pas transferimit do të kryente vetëm 2 vite të mbetura dhe jo më 4.
Vendimin për konvertimin e dënimit do e marrin gjykatat shqiptare, megjithatë nëse vlerësimi nuk është i kënaqshëm për autoritetet britanike ato mund të tërhiqen nga kërkesa për transferim.
"Kur dënimi e kalon dënimin maksimal të parashikuar në shtetin marrës për një vepër penale të ngjashme, shteti marrës mund të ulë dënimin në dënimin maksimal të parashikuar në legjislacionin e shtetit marrës për atë vepër penale; Megjithatë, pavarësisht rregullave të mësipërme, në marrëveshje parashikohet e drejta e shtetit transferues për të tërhequr kërkesën për transferim, nëse nuk është i kënaqur me përshtatjen e propozuar të dënimit në çdo rast", thuhet në projektligj.
Tabela e përshtatjes së dënimit
Lajmi kryesor: