Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për sfidën që Liverpool do të luajë të martën ndaj vendasve të Crvena Zvezda në kuadër të Champions League.
Futbollisti është lënë jashtë skuadre nga trajneri Jurgen Klopp i cili thotë se Shaqiri do ta kuptojë këtë vendim të tijin. Që kur u hodh shorti kishte një vëmendje të madhe të opinionit se si do të pritej Shaqiri në Beograd pas golit të shënuar ndaj Serbisë dhe festimit me shqiponjë që shkaktoi shumë polemika.
Në ndeshjen e parë të Champions në “Anfield Road” sa herë që futbollisti me origjinë shqiptare prekte topin tifozët e Crvena Zvezda e vërshëllenin dhe këtë Klopp ka dashur ta kursejë.Trajneri gjerman ka shpjeguar vendimin e tij:
Kemi dëgjuar spekulimet për pritjen që do të merrte Shaqiri dhe nuk e kemi idenë së çfarë do të ndodhte por ne duam të shkojmë në Beograd vetëm për futboll. Ne jemi Liverpuli, një klub i madh, një ekip futbolli dhe nuk kemi asnjë mesazh përtej kësaj. Ne nuk kemi mesazhe politike. Duam që fokusi të jetë në një ndeshje futbolli. Pra, për këtë arsye, Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Xherdani është lojtari ynë, e duam dhe do të luajë për ne shumë herë, por jo të martën.
Jurgen Klopp, trajner
Pas golit të fitores së shënuar në Kupën e Botës në ndeshjen Zvicër-Serbi Xherdan Shaqiri ashtu si edhe Xhaka festoi me shqiponjë dhe kjo shkaktoi polemika të shumta kështu që futbollisti shtatshkurtër nuk do të jetë në Beograd.
Frik nga shqiponjat...hajde futboll hajde
Përgjigju