Transferta e largët në Kazakistan, shtyhet ndeshja e parë e Superligës për sezonin e ri

21 Gusht 2023, 13:47| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 16:44

  • Share

Ndeshja e javës së parë të Superligës Partizani-Teuta, e programuar të shtunën e 26 gushtit, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Shkak është bërë ndeshja e Partizanit në Conference League ditën e enjte pasi luhet në transfertën e largët të Kazakistanit, mbi 6 mijë kilometra larg Shqipërisë. Për shtyrjen e kësaj sfide kërkesa është bërë nga Partizani, ndërsa Teuta ka pranuar duke respetuar të kuqtë që kanë një sfidë tepër vendimtare.

Të enjten në orën 16:00 Astana-Partizani luajnë ndeshjen e parë të fazës ‘play-of’ të Conference League. Ky është një shans i artë për kampionët e Shqipërisë që të marrin pjesë në një kompeticion europian.

Kujtojmë se Partizani në turin e parë të Champions League u aliminua nga Bate Borisov dhe kaloi në turin e dytë të Conference League. Atje fillimisht eliminoi Atletic Escaldes nga Andorra dhe më pas Valmiera-n e Letonisë. Tani është koha të përballet me Astana-n, një kundërshtar i cili në letër është shumë i fortë se Partizani.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuriancenka: 21/08/2023 18:41

    Partizani do fitoje deri qeshore 2024 ne viti tjeter do futete 10 skuadra superlige por do jete forta nuk mbie nga kategoria tranjere albane dritan mehmeti 2 tranjeri naftetari dojete hasan lika 3 tranjeri beslidhjes armando cuku 4 tranheri valbones ervin murati 5 tranjeri veleciku do jete alban tafaj 6 tranjeri orikumi do jete eners gjoka 7 tranjeri terbuni do jete krenar alimehmeti 8 tranjeri turbina do jete mirel josa 9 tranjeri soboti do jete ylli shehu 10 tranjeri albetroli do jete agun cana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?