Egnatia dhe Vllaznia çelin nesër në orën 13:30 javën e 15-të në Superligë. Në stadiumin e Rrogozhinës zhvillohet një sfidë e fortë, teksa vendasit janë kryesues të renditjes (30 pikë) ndërsa Vllaznia renditet në pozitën e pestë me 17 pikë.
Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve. Qatip Osmani u ndal te përqëndrimi në fushë dhe rivaliteti mes ekipeve pasi një fitore të mban në pozitat sipër dhe një humbje të dërgon në zonën e ftohtë. Të martën e 28 nëntorit Vllaznia mori fitoren e parë me Qatip Osmanin në stol, duke mundur 0-1 Teutën në "Niko Dovana".
"-Më i qetë pas fitores në Durrës?
Sigurisht që pas fitores në Durrës jemi më të qetë, edhe më parë e kam cekur se është vetëm një fitore, por për në shumë e vlefshme për vetbesimin në ekip.
-Nesër kundër kryesuesve të Egnatias
Luajmë kundër liderve në klasifikim. Egnatia mundohet të luajë me pasime dhe shkon te goli me pasime. Ka individë që mund ta zgjidhin situatën dhe nuk janë rastësisht në krye. Duhet të luajmë me kujdes, të shfrytëzojmë mundësitë që do kemi, ndoshta nuk do kemi shumë.
-Dëmtimet dhe Esat Mala?
Esat Mala nuk është nesër. Hakaj është kthyer dhe jam i kënaqur nga loja e tij. Pusi dhe Sala kanë bërë mirë. Pusi ka bërë dy ndeshje shumë të mira dhe Sala është agresiv në mesin e fushës ku na ndihmoi shumë.
-Ju kënaq një pikë?
Sigurisht që po. Mendoj se ne për një rezultat pozitiv duhet të futemi në fushë me këtë qëllim. Çdo herë të mendojmë në mënyrë pozitive, të kemi këtë frymë sepse kemi emra cilësorë në ekip dhe një fitore jona atje nuk do ishte befasi.
-Renditja dhe merkato?
Duhet të kemi kujdes, para një jave ishim të parafudit. Të kujtojmë atë situatë ku ishim. Vetëm fitoret na mbajnë ku jemi. Përqëndrimi ynë është te lojtarët që kemi dhe merkato është në janar. Kemi biseduar me drejtorin për disa lojtarë, saktësisht nuk kemi vendosur. Do mundohemi të marrim sa më shumë pikë dhe e shohim si ndryshon atmosfera me një fitore. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi një humbje do na ulte sërish poshtë", tha Osmani.