Franco Foda para medieve

Transferta me Rumaninë, Foda i Kosovës njofton ndryshime: Luajmë vetëm për fitore

15 Nëntor, 14:33| Përditesimi: 15 Nëntor, 14:34

  • Share

Rumania dhe Kosova do të luajnë të premten duke nisur nga ora 20:45 për Ligën e Kombeve.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Dardanëve Franco Foda ka thënë se do të jenë të detyruar që të bëjnë disa ndryshime në formacion për shkak të lëndimeve.

“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarët, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi.

Ndërsa sa i për ketë aspektit se a jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota.

Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresiv, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt.

Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren. Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka shtuar më tej Foda.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?