Federico Chiesa

Transferta në Serie A, Juventus humbet Chiesan! Dëmtim për sulmuesin

6 Janar, 18:00
  • Share

Juventusi udhëton nesër për në Salerno, ku në orën 18:00 do përballet me Salernitanën për javën e 19-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" ka konfirmuar se me ekipin nuk do jetë Federico Chiesa, lojtari më i mirë i bardhezinjve.

Një ndrydhje në gju në Kupën e Italisë, po kundër Salernitanës (Juventusi fitoi 6-1) ka bërë që Chiesa mos jetë pjesë e ekipit. Veç tij, edhe Cambiaso nuk është i gatshëm për trajnerin Allegri.

Kontrollet nuk kanë treguar një dëmtim të rëndë për Chiesan, teksa pritet të rikthehet shpejt me grupin. Kundër Salernitanës i riu Yildiz të jetë nga minuta e parë krah Vlahovic.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?