Sociale

Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar

11 Shkurt, 14:45| Përditesimi: 11 Shkurt, 15:20

  • Share

Hyrja e Shkodrës po i nënshtrohet një transformimi të madh infrastrukturor me investimin e ri me vlerë prej 10 milionë eurosh. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, tha se projekti është në fazat e tij të para dhe parashikon ndërtimin e një rrugë me 4 korsi dhe një ure të dytë mbi lumin Drin, e cila do të jetë paralele me urën ekzistuese.

Bejleri tha gjithashtu se ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar, veçanërisht në sezonin veror.

“Qëllimi i projektit është ti japi një frymëmarrje trafikut hyrës dhe dalës në Shkodër, sidomos gjatë sezonit të verës, gjatë fundjavave”, tha Onid Bejleri.

Nga kantieri i ndërtimit, ku po punohet çdo ditë, inxhinieri Eduart Kurti u shpreh se punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe se përfundimi i tyre do të sjellë përmirësime të ndjeshme në qarkullimin rrugor në këtë segment.

“Punimet kanë filluar më 23 dhjetor. Projekti i cili po vazhdon me ritme të mira ka si synim që të lehtësojë trafikun. Po ashtu ky projekt ka si synim edhe zgjerimin e rrugës me gjatësi 1.8 km. Rruga është me dy korsi  lëvizëse nga të dyja anët”, tha Eduart Kurti.

Ky investim është pjesë e strategjisë më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës së Shkodrës dhe përmirësimin e kushteve për banorët dhe vizitorët e qytetit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?