Transformimi i Lungomares së Durrësit, pritet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm! Sako zbulon për Report Tv detaje të projektit

26 Tetor 2022, 17:02| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 19:38

  • Share

Në Maj të vitit që vjen Durrësi do të ketë lungomaren e re. Puna ka nisur para pak ditësh, ndërsa detaje të projektit që kushton 3 milionë dollar, i ka treguar për Report Tv kryebashkja e Durrësit, Emiriana Sako.

Me një fond prej 3 milionë USD të qeverisë ka nisur puna për ndërtimin e Lungomares së Durrësit.

“Ndodhem në pikën e fillimit të punimeve të shëtitores që shtrihet përgjatë plazhit të vjetër të Durrësit nga rezidena qeveritare, i cili do të përfundojë tek ura e Dajlanit”.

Faza e parë e projektit nga konvalishenca deri tek pista Kosova, pritet të mbyllet në Maj të vitit 2023, ndërsa faza e dytë do të vijojë nga Pista Kosova deri tek Ura e Dajlanit.

“Gjatë gjithë gjatësisë do të kemi seksion 6 deri në 10 metra”.- tha Sako, kryebashkiakja.

Përpos shëtitores me pistë vrapimi dhe korsi për biçikleta do të ndërhyhet për zgjerimin e brezit të rërës.

“Do të vidhet rërë në det, për të shtuar hapësirën dhe kjo është faza më e vështirë e punimeve. Ky është projekt i madh, që paraqet sfidë për punimet mbushjes së detit, pra shtim të brezit të rërës, punime që nuk i kemi bërë më herët, brenda sezonit turistik 2023.

Seksioni nga 6-10 metra të vijës së shëtitore do të trajtohet më një plan, përveç lëvizshmërisë do të ketë pistë për vrap dhe biccikelta, ndriccim, pemë, dhe elementë të tjerë si reakracion, ndërrim të mjeteve të sportit në det dhe hapësira për fëmijët”.- përfundoi Emiriana Sako kryebashkiake

Kryebashkiakja Sako tha se me përfundimin e Lungomares do të kërkohen financime të tjera për rikonstruksonin e fasadave të pallateve dhe hoteleve përgjatë vijës së parë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/10/2022 01:01

    Nese do restauroni fasadat,duhet t'i beni ne te gjithe qytetin,jo vetem ne vijen e pare sa per sy e faqe.Kur turistet do te vizitojne qytetin e te futen ne thellesi,perpara do te duken te bukura,ne lagjet e tjera te thella,do te duket sikur u ka rene bomba.O bejini tamam sic duhet,o mos i beni fare!

    Përgjigju
  • beni: 26/10/2022 17:06

    nisen punet e fsuahets

    Përgjigju
    • A. N.: 26/10/2022 18:07

      Pasardhesit e Dakos si kjo, si ajo e meparshmja qe i rreshqiti goja pas termetit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?