Projekti i Piramidës në Tiranë

Transformimi i Piramidës në qendër teknologjie për nxënësit e moshës 12-18 vjeç, hapet tenderi (FOTO)

3 Gusht 2020, 19:19| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 20:08

  • Share

Rijetësimi i Piramidës në kryeqytet pritet që të jetë vetëm çështje kohe. Bashkia e Tiranës ka filluar nga puna për transformimin e godinës ekzistuese në një qendër të edukimit mbi teknologjinë për nxënësit e moshës 12-18 vjeç, me qëllim rritjen e aftësive të tyre kreative dhe teknike, nëpërmjet kurseve në dizajn dhe teknologji, që nuk ofrohen nga sistemi arsimor. Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 2 shtator për të dorëzuar ofertat e tyre.

Financimi për transformimin e kësaj godine ndahet mes buxhetit të bashkisë së Tiranës, të ardhurave të buxhetit të shtetit të vëna në dispozicion nga Ministria e Kulturës si dhe  të ardhurat e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim të vëna në dispozicion nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë për zbatimin e këtij projekti.

Rijetësimi i Piramidës është një prej projekteve strategjike të Tiranës që në programin buxhetor afatmesëm 2018-2020, ku ndër të tjera në atë kohë kërkohej qartësimi i vizionit mbi ndërtesën aktuale. Ndërkohë që, në prill të vitit 2019 u prezantua edhe projekti për shndërrimin e saj në një Qendër për Edukimin dhe Teknologjinë.

 

Komento

Komente

  • BENI: 26/08/2020 16:20

    UNE THEM DO E MARRE ZAMIR MAJA,,,KY ESHTE I PREFERUARI I RAMES.....

    Përgjigju
  • Dheras: 12/08/2020 14:03

    E sigurte oferta fituese eshte Fusha shpk.

    Përgjigju
  • redi: 11/08/2020 15:44

    Sipas projektit te ri duket spetakolare por duhet shpejtuar puna ,se ne bulevard objekti qe e shemton eshte puramida e keq nenaxhuar qe mbeti si germadhe . Rikonstruksioni duhej

    Përgjigju
  • rroku: 06/08/2020 23:09

    Me falni por ky qe ka shkruar me pseudonimin HAPU BHE qenka komplet rrot k*ri, me mire te dheu qe hapi te futet vete. Kjo piramide eshte ndertuar me leket e Shqipetareve o malok dhe eshte nje kryeveper e arkitektures o shpellar....

    Përgjigju
    • erni: 07/08/2020 16:11

      Pse kam nje nuhatje qe ti ishte dakord me prishjen e teatrit?

  • lola: 06/08/2020 23:04

    Bla, bla, bla..... Kur do filloi se ky lajm eshte bere bajat....

    Përgjigju
  • Leo: 06/08/2020 21:04

    Aman o se sa here esh thene dhe asgje. Hale ka ngelur akoma. Mbaroni unazen e madhe qe te shpetojme mga trafiku.

    Përgjigju
  • Ai aty: 06/08/2020 17:05

    Sbesoj ta fitoje salillari

    Përgjigju
  • Pirro: 05/08/2020 21:39

    D.m.th do beni nje qender Playstation te madh per tifozet e Noizit. Urime.

    Përgjigju
  • geg hyseni: 05/08/2020 09:15

    E shkreta Piramide.. mbeti duke u tenderuar gjithe keto vite... Keshtu eshte kur vdes i zoti i shtepise e nuk len trashgimetar pas!!!

    Përgjigju
  • Hapu dhè: 04/08/2020 18:00

    Mendoj se piramida eshte nje turp per qytetin e tiranes. Ajo duhet rrafshuar dhe te behet lulishte.

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 04/08/2020 13:59

    Te behet muzeu i persekutimit komunist ku nganje ane vizitoret te shikojne jeten perrallore qe bente diktatori me suiten e tij dhe ne anen tjeter te ngrihen modelet e qelive te zyrave te hetuesise ku torturoheshin intelektualet dhe deri tek populli i thjeshte vetem se kerkonin te drejtat qe u takonin te ekspozohen te gjitha mjetet qe jsne perdorur per te torturuar survejuar dhe per te mbajtur popullin ne izolim te plote nga bota perendimore.

    Përgjigju
  • Sy"gje'rimi: 04/08/2020 00:17

    Bëjeni Galeri Arti,jo vetëm,por sidomos të Realizmit Socialist..,me Skulpturat,e Pikturat e asaj Periudhe

    Përgjigju
  • Gigolo: 03/08/2020 23:52

    SPAK-u duhej te kishte filluar me Berishen,Berishen Junior,Metem e Monen. Pastaj me Ramen e pastaj me keta lepujt qe fshihen pas emrave te sajuar e me rradhe deri te me i fundit kriminel.

    Përgjigju
  • Ani: 03/08/2020 19:40

    Hajt me kom te mar Ed Rama. Je tu e bo e tue rregullu Shqipnin shum bukur. Krenohemi me ju ne kurbetlit. Zoti te ndihmoft Kryeministër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?