Transformimi i Rrugës së Durrësit, ja si do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve

2 Shtator 2020, 22:42| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 22:45

  • Share

Rrugës së Durrësit është duke iu dhënë dora e fundit e punimeve para se të rihapet për qarkullimin. Krahas rrjetit të ri të kanalizimeve, po hidhet dhe shtresa asfaltike dhe trotuarët e rinj.

Por, ndryshimi do të vijë edhe në qarkullimin e automjeteve me qëllim lehtësimin e tyre. Rruga e Durrësit do të kthehet me një kalim si portë hyrëse e Tiranës, kurse lëvizja në drejtim të daljes së qytetit do të bëhet nga rruga “Mine Peza”, që pastaj gjithashtu lidhet me “Zogun e Zi”.

Në këtë mënyrë, për herë të parë rruga e Durrësit Tirana do të ketë korsi të dedikuar autobusëve, 2 korsi për makina, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët dhe një korsi të dedikuar biçikletave, për ta kompletuar rrjetin e biçikletave.

Komento

Komente

  • Jxjdjdjd: 03/09/2020 00:36

    Kushedi sa para jane kanalizuar tek bollino per kete "lajm"

    Përgjigju
  • pritni se nuk keni pare asgje akoma: 03/09/2020 00:22

    KTHIMI I RRUGES TE DURRESIT NE NJE KALIM ESHTE I GABUAR,,,SEPSE NXJERR JASHTE LOJE RRUGET LIDHESE SI RRUGA E FORTUZIT DHE RRUGEN E BRRAKES NE DREJTIM TE RRUGES TE DURRESIT,,,EDHE RRUGA MINE PEZA NUK E PERBALLON DOT GJITHE FLUKSIN E MAKINAVE TE TIRANES NE DALJE.....EKSPERIMENTET E KETIJ KAPSOLLI PO E BEJNE KAPS TRAFIKUN NE TIRANE....

    Përgjigju
  • Andi: 02/09/2020 23:53

    Trotuare te gjera??? Keta i kane ngushtuar. Shkoni te shikoni ku eshte ekzistuesi dhe ku po e bejne te riun. Mjaft genjyet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?