Pamje nga spitali i ri i Kardiologjisë

Sociale

Transformimi i spitalit të Kardiologjisë në QSUT, Rama: Punimet nisin shumë shpejt! Do ketë 4 salla operacioni me infrastrukturë moderne

15 Shkurt 2023, 08:07| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 08:16

  • Share

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se do të nisë shumë shpejt projekti për transformimin e Spitalit të Kardiologjisë në QSUT. Rama ka bërë me dije se do të jenë 4 salla operacioni me infrastukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë.

Po ashtu do të ketë terapi intensive me standarde bashkëkohore ndërsa sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 4203 metra katror.

“Mirëmëngjes dhe me projektin që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë, i cili do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?