Shkolla 'Meleq Gosnishti', e transformuar pas investimit

Sociale

Transformohet një tjetër shkollë, ‘Meleq Gosnishti’ në Përmet gati të presë nxënësit në shtator! Rama: Klasa moderne e kushte dinjitoze

21 Gusht, 13:26| Përditesimi: 21 Gusht, 14:11

  • Share

Transformohet një tjetër shkollë në prag të nisjes së sezonit të ri arsimor.

Bëhet fjalë për shkollën “Meleq Gosnishti” në Përmet, e pajisur me klasa moderne dhe kushte dinjitoze për nxënës dhe mësues.

Transformimi i saj është rezultat i investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Përmet.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, përveçse jep lajmin e përfundimit të punimeve dhe hapjen e dyerve në shtator, publikon edhe një ‘buqetë’ me foto nga institucioni arsimor.

“Shtatori po afron dhe nxënësit përmetarë të shkollës “Meleq Gosnishti” do të gjejnë ambiente tërësisht të transformuara, klasa moderne dhe kushte dinjitoze për ta dhe për mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Përmet”, shkruan kreu i qeverisë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?