Kopshti japonez tek rrethrrotullimi Saukut

Tirana

Transformohet rrotullimi i Saukut, Veliaj publikon pamjet: Një xhevahir tjetër i shtohet qytetit

11 Gusht 2021, 19:46| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 19:51

  • Share

Të gjithë ata qytetarë që do të hyjnë në Tiranë nga pjesa juglindore tashmë do të mund të shohin një instilacion të ri që i është shtuar kryeqytetit.

Bëhet fjalë për një kopsht të stilit japonez, të krijuar në sheshrrotullimin e Saukut, ku nuk mungojnë elementët dekorativë tipikë për këto kopshte si gjelbërimi, shkëmbinjtë, dhe gurët e bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon edhe disa foto në terren, ku punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë po punojnë për ta realizuar këtë projekt në detaje.

“Kopshti japonez, në hyrje të qytetit, është një xhevahir tjetër që i shtohet Tiranës!'- shkruan kryebashkiaku Veliaj.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 01/09/2021 09:09

    Prisheni ate gunge marrezie ne Sauk o idiote...nuk gjen te tille rotullim ne asnje vend te europes. ....e hengert mortja ate qe e ka bere.....

    Përgjigju
  • MINUSHE: 24/08/2021 13:09

    hiqini ato muret vishnje se ska gje me te shemtuar..ishin mire para se te lyheshin me vishnje.......

    Përgjigju
  • Mekaniku: 11/08/2021 18:40

    Ai rrethrrotullim duhet shemb nje ore e me pare e rrafshu qe te kene pamje shoferat,aty ka pas aksidente dhe vittima,ai projekt asht nje injoranc e kohes.Por ne Shqipnine tone kujtohen qe ai asht projektu gabim kur te humbin jeten njerzit e familjes tyne.

    Përgjigju
    • Lol: 12/08/2021 06:10

      Shkruaj leter istituzioneve, kerko te drejten tende

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?