Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në studio ishte pjesëtari i LGBT-S transgjinorja Luana, për të rrëfyer historinë e tij, kur filloi të ndihej femër dhe se si e sheh historinë e tij sot, si një histori suksesi. Luana ka treguar fillesat e ndjenjave të saj që në moshë mjaft të hershme si dhe vendimin për të bërë një sjellje ashtu sic e ndjente.
''Unë as vet nuk e di kur e kam kuptuar, sepse gjithmonë e kam ditur që unë jam një femër, në momentin që unë mun të jem 7,8 ose 9 vjec që filloj dhe të kem zgjdhjet e mija, shijet e ngjyrave, zgjeidhjen e lodrave, ndjehesha si femër, mendoja se isha femër, mendoja që isha një femër, pavarësisht organit, unë kisha turp dhe nuk e dija se kujt gjinie I përkiste organi im sepse nuk është se prindërit e mi u ulën një ditë dhe më shpjeguan plus që mosha ishte e vogël, thjesht gjatë gjithë kohës unë mendoja që isha një femër dhe ën shpi vërdall vija si femër, madje unë bëja kërcime dhe kushërinjtë e mi ose kushërirat gjithmonë më shikonin me atë syrin e femrës, mbaj mend që në atë moshë ka qenë një film Analia dhe unë vidja mbas atij personazhi dhe mendoj që dhe tani që jam rritur e kam pak në karakter Analian një vajzë e fortë, pak rebele që ja del gjithmonë vet..aty e kupton që ti rritesh me idenë që je femër, dhe në moshën kur piqesh, atëherë e kupton që dicka po ndodh ndryshe, kur arrin pjekurinë seksuale kupton që trupi jot është një mashkull dhe nuk ka zhgënjim më të madh.
Ka qenë pikërisht periudha e adoleshencës kur I mora inat transgjinorët dhe fillova të hiqesha straight dhe thash unë do të jem një mashkull sic më ka bërë zoti, sepse në këtë moshë fillova edhe të ndiqja sekte fetare ku dhe u pagëzova në një kishë, dhe për katër vite rradhazi unë kam shërbyer si mësues fetar në atë kishë, kam punuar me fëmijët. Gjithë kjo për të bindur veten, për të mos shqetësuar familjen, unë duhet të mbaja këtë figurën që nuk më përkiste mua, vetëm se kisha trupin e tillë, por askujt nuk ia ndjente për ndjenjat e mija derisa vendosa në këtë ditë që jemi para një viti, që unë vërtet të interesohesha për ndjenjat e mija, punova fort si mashkull dhe prap paragjykimet nuk kishin të ndaluar, vetëm sepse ti je homoseksual vetëm sepse ti nuk je nje burrë, je femëror, por përkundrazi unë ia kam dal shumë mban''.
Ai ka treguar gjithashtu edhe se si ka reagur familja e tij, pas vendimit që ka marr për të treguar haptazi mënyrën se si ndjehet.
‘’ Kjo varet se sa ti punon me familjen tënde, kjo varet shembulli jot që ke pasur në familje, kjo varet nëse e shqetësuar vërtet familjen sepse në momentin që familja përballet me faktin që fëmija im është trans aty muret e shtëpisë fillojnë e ngushtohen dhe ti bëhësh sa më I vogël brenda vetes, fillon tkurresh sepse thua që do dal jashtë tani, bobo cfarë do të ndodhi me mua dhe familjes I bie bombë, dhe gjeja e parë mendon se cfarë do thotë lagja,Ndërkohë që duhet të mendojë që është fëmija im, ku do shkoj ai nëse unë e përzë, sepse zakonisht ndodh që transgjinnorët ta zhfaqin veten e tyre në moshën e pubertetit, në moshën 13 vjecare dhe të gjithë transgjinorët që unë njoh në Shqipëri, shumica janë përzënë nga familja e tyre që në vegjëli, që 7-8 vjec, dhe ata nuk kanë pasur, akoma në spitale nuk ofrohet shërbimi për ata,
Transgjinorja Luana shprehet edhe për ëndrrat që ka thuruar dhe thotë që nuk e pengon aspak orientimi I tij seksual për ti realizuar ato.
‘’ Unë dua ti futem botës së televizionit ose botës së politikës, unë jam shumë e mirë për pjesën e skenës, plus që jam marr shumë me skenën, kam punuar në television për një vit, kam pasur emisionin tim ne youtube dhe kam pasur personazhe të ftuar, normalisht që isha si djalë jo si vajzë. Në ELBASAN ndjehesha tamam si në shpi, sepse njerëzit kishin respect për mua dhe u bëra një figurë e njohur për qytetin dhe më respektonin thotë Luana.
Ndërsa ka një kërkesë për komunitettin LGBT në Shqipëri, pasi sipas Luanës ky komunitet nuk është I bashkuar sa duhet për të kërkuar të drejtat e individëve që i përkasin.
Ti ke pas fixim Analen dhe jo Analian
PërgjigjuHahahahahahahahahahahahahaaahhaha e goditur shume kjo
problemi me keta njerez eshte se jane kaq shume te fokusuar te ndjenjat e tyre sa u duket se erdhen ne fillim ata ne kete bote dhe pastaj erdhi bota, mendojne se gjithcka tjeter eshte ne sherbim te egos se tyre, aq sa kur nihen ndrydhe jane patjeter ndryshe, shume transgjinore merziten pas disa vitesh me veten e tyre se nuk mbushen me te qenit dikush qe nuk jane !