TRT World, transmetuesi publik turk i ka kushtuar një artikull fondacionit FETO i cili shtrihet edhe në Shqipëri dhe drejtohet nga Fetullah Gylen. TRT shkruan se FETO, pas tërmetit shktërrimtar që goditi Turqinë hapi një fushatë donacionesh në Shqipëri, për të mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit. Por sipas TRT, këto ndihma të mbledhura nuk kanë shkuar në Turqi, por në selinë e FETO-s në Pensilvani, SHBA.
Sipas TRT, fushata për mbledhjen e donacioneve nisi nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu në bashkëpunim me organizatën FETO. Në artikull thuhet se ata kanë arritur t ëmblehdin rreth 13 mln dollarë ndihma, por kanë deklaruar se janë mbledhur vetem 13 mijë dollarë.
TRT shkruan se këto para nuk mbërritën kurrë në Turqi, por u transferuan në selinë e e FETO-s në Pensilvani, SHBA dhe sipas kësaj media, një person me inicialet E.H ka bërë të mundur transferimin e parave. Sipas TRT, E.H., është një anëtar i FETO-s që është diplomuar në Universitetin Bedër, që po sipas kësaj mediaje ky universitet kontrollohet nga FETO dhe është i përfshirë në pastrim parash. TRT thotë se Ministria e Financave ka nisur një hetim.
Organizata FETO drejtohet nga Fetullah Gulen, kundërshtari politik i presidentit turk Erdogan dhe është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia. Erdogan fajëson Fetullah Gylenin për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë. Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset.
lexoni këtë studim të vitit 2006-2007, sugjeron vendosjen e lëvizjes së fetullah gylenit në krye të kmsh-së http://www.kipred.org/repository/docs/Islami_Politik_Nd%C3%ABr_Shqiptar%C3%ABt-_A_Po_Vijn%C3%AB_Taliban%C3%ABt_n%C3%AB_Ballkan_487343.pdf nëse mbani mend në vitet 80'të, ndërkombëtarët sugjeruan vendosjen e talibanëve në krye të afganistanit (lufta kundër komunizmit), por vendosën bazat e terrizmit, po ky sugjerim i kipred, a është gjë e mirë
PërgjigjuUne nuk e besoj si plotesisht te vertete artikullin e TRT.Pse? Sepse-1-TRT vepron ne nje shtet ku Musolini i Vogel i Stambollit po shterngon me tentakulat e tij kapilaret e cdo medie te pavarur e private,imagjinoni TRT qe na qenka publik.2-Sado qe te dhurojne shqiptaret,qofte dhe ata besimtare te thekur,jemi popull i varfer,nuk arrijme dot kurre te mbledhim 13 milion.13 000-130.000 eshte nje shume me prane te vertetes per realitetin tone.3-Duket qe artikulli eshte tendecioz dhe ka per qellim prishjen e imazhit te FETO-se e themeluesit te saj,kundershtarit Nr-1 te Erdoganit.Sa per faktin qe parate nuk kane shkuar ne destinacion,edhe besohet,duke marre parasysh qe turqit historikisht kane vepruar keshtu,e kane ne gjak kete zakon..
PërgjigjuPo pse nuk i mbanin dot për vete po duhet t'ja jepnin FETOs?
PërgjigjuSe Feto i ka vendosur në krye të OJQ-së së: KMSH. Drejtuesit dhe gjithe myftinjte jane gylenxhinj.