Tirane- Qeveria shqiptare po punon per te formuluar nje ambicje te re sa i perket Transparencës.
Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicje te re sa i perket TRANSPARENCES. Per me teper do te degjoni ne vijim. Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve. Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete. Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike" tha Niko Peleshi dje në fjalimin e parë të tij si kryetar i grupit parlamentar të PS-së në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni të ri parlamentar.
Deklarata e kreut të ri të Grupit Socialist Niko Peleshin bërë nga foltorja e parlamentit, në nisje të sesionit të ri plenar, për një nismë ambicioze të mazhorancës, erdhi fill një ditë pas retrat-it qeveritar në Dajt.
Mes direktivave të kryeministrit Rama ishte kryesorja ajo për një strategji të re komunikimi publik dhe ku kërkoi angazhim më të madh nga ekzekutivi e të gjitha strukturat e partisë.
Report tv mësoi se nisma e socialistëve synon t’i ofrojë qytetarëve akses më të madh e më të shpejt në informacione e të dhëna shtetërore duke rritur kështu transparencën publike të institucioneve shtetërore e rrjedhimit edhe llogaridhënien.
Me këtë nismë të re, e cila është ende e paqartë nëse do të marrë apo jo formën e një reforme të mirëfilltë, mazhoranca paralajmëron ndryshime ligjore në ligjin për të drejtën e informimimit, pasi burime i thanë Report Tv se kuadri ligjor funksionuar por tashmë nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të kohës për një qasje ndryshe në informacion.
Nismën e komentoi edhe ministri i ri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin në punimet e Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, duke e cilësuar si një hap të madh drejt transparencës
“Edhe dje në fjalën e kryetarit të grupit parlamentar të PS sa i përket kësaj transparence, javët dhe muajt në vijim do të jenë një hap tjetër i madh. Shërbimet online janë një hap drejt transparencës” tha Balla.
Në retreat-in qeveritar të drejtuar nga kryeministri Rama dy ditë më parë, komunikimit publik dhe strategjisë që duhet të ndjekin socialistët drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare iu dedikua një sesion i posaçëm pune, i cili do të vijojë me një tjetër retreat, këtë herë mes deputetëve të grupit parlamentar.