Transparencë me median dhe vëmendje maksimale çdo indicie që vjen për paligjshmëri gjatë çdo faze të procesit zgjedhor. Ky është mesazhi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dha për sektorin për Komunikimin me Median dhe Publikun në policinë.
“Transparenca me median dhe qytetarët është guri i themelit në marrëdhënien e besimit, bashkëpunimit dhe reciprocitetit mes Policisë së Shtetit, medias dhe qytetarëve. Puna dhe performanca juaj janë thelbësore për përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të Policisë së Shtetit. Ndërveproni me qytetarët dhe median me korrektësi dhe etikë, si dhe kushtojini vëmendje maksimale çdo indicieje që vjen prej tyre për paligjshmëri të ndryshme në përditshmëri dhe gjatë çdo faze të procesit zgjedhor, duke i përcjellë ato në strukturat përkatëse për ndjekje dhe zgjidhje.”
Zëdhënësit e e DVP-ve në 12 qarqe iu nënshtruan një trajnimi përpara proceseve zgjedhore, me qëllim përmbushjen sa më efektive të detyrave funksionale, të cilat janë thelbësore për rendin publik dhe imazhin e vendit.
Komente
