Gjatë prezantimit të platformës online 'Transparent Albania, kryeministri Rama gjithashtu ndau lajmin se Shqipëria është përzgjedhur si vend mikpritës për World Law Congress, një forum prestigjioz që nënvizon përparimin e vendit në forcimin e shtetit të së drejtës.
'Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress, forum botëror me reputacion të jashtëzakonshëm me prestigj ku zgjedhje e vendit mikpritës është padiskutim jo thjesht e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritjeje të denjë por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson në aspektin përmbajtësor të këtij forumi. Zgjedhje e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e Wold Law Congress lidhet me imazhin të ri të Shqipërisë dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në shtetin e së drejtës. Ne nuk jemi thjesht një vend kandidat por vendi mikpritës.'
Lajmi kryesor:
'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit
G.K/A.M/ReportTv.al
