Foto ilustruese

Bota

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Vihen në pranga katër persona, mes tyre dy shqiptarë

18 Qershor, 21:48| Përditesimi: 18 Qershor, 21:51

  • Share

Katër persona janë arrestuar për kontrabandë kokaine përmes aeroportit të Manchesterit pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit NCA Në pranga kanë rënë Dale Hosker 49 vjeç nga Palatine Road Bury Dale Creen 34 vjeç nga Mere Fold Ëorsley Elton Hallaçi 31 vjeç shtetas shqiptar nga Adlam Road Liverpool dhe Artur Iseberi 27 vjeç gjithashtu shqiptar nga Aintree Lane Liverpool

Dy persona të tjerë të arrestuar një ditë më parë janë liruar me kusht ndërsa hetimet vijojnë Autoritetet bëjnë me dije se arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi më të gjerë të zhvilluar nga NCA për kontrabandën e kokainës përmes aeroportit të Manchesterit ku më 17 qershor 2025 gjashtë persona u ndaluan në zona të ndryshme të Greater Manchester dhe Liverpool

Mes të ndaluarve janë edhe dy shtetas shqiptarë të moshave të ndryshme të cilët u arrestuan në dy prona në Fazakerley Liverpool Të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për kontrabandim të lëndëve narkotike që dyshohet të ketë ndodhur në maj të vitit 2024 dhe ndodhen në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme, raportojnë mediat. 

Këto arrestime janë pjesë e një hetimi afatgjatë NCA punon brenda dhe jashtë vendit për të luftuar kërcënimin që paraqesin drogat e klasit A është shprehur një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?