Ekonomi
Top 24

Transporti ajror/ Numri i pasagjerëve rritet me 14% në muajin maj

28 Qershor 2019, 07:57| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 08:01

  • Share

Tregu i transportit ajror të pasagjerëve po rritet me ritme të larta edhe këtë vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për muajin maj 250 mijë pasagjerë udhëtuan nga Aeroporti i Tiranës, në rritje vjetore me 14%. Për herë të parë, qysh në fund të pesëmujorit u tejkalua kufiri i 1 milionë pasagjerëve. Më saktësisht, në pesë muaj kjo shifër arriti në 1.1 milionë, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i transportit ajror po rritet për të tetin vit radhazi. Vitin e kaluar numri i udhëtarëve që përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arriti në afërsisht tre milionë, në rritje me 12% krahasuar me vitin 2017. Ky treg po rritet, i shtyrë nga rritja e vazhdueshme e turizmit hyrës dhe dalës nga Shqipëria. Për pesë muajt e parë të këtij viti, u regjistruan 1.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj dhe 2.2 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 28/06/2019 10:57

    Do të kishte 5-fishin nqse biletat do të ishin të lira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?