Kronikë

Transporti ajror, preferenca e 'detyrueshme' e shqiptarëve, mbi 3 mln pasagjerë në vit...trenat s'punojnë se s'ka karburant

27 Dhjetor 2019, 17:18| Përditesimi: 27 Prill 2020, 13:38

  • Share

TIRANË- Transporti ajror është më i preferuari për shqiptarët. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Instituti i Statistikave, ku referuar shifrave zyrtare për 11 mujorin e vitit 2019 ka pasur një rritje me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koha më e shkurtër e udhëtimit, rehatia, por edhe për faktin se shpesh është një zgjidhje e "detyruar" për të përshkruar distanca më të largëta, e ka shndërruar transportin ajror në numrin "një" për shqiptarët, përtej çmimeve të kripura të biletave.

"Në muajin Nëntor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,2 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjetëmujorin 2019 është 3.066.488 pasagjerë, duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", njofton INSTAT.

Në vendin e dytë, renditet transportin detar. Referuar INSTAT, ai ka pësuar një rritje të ndjeshme me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

"Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Nëntor 2019 është 57.335 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2018, ky tregues është rritur 21,8 %. Në njëmbëdhjetëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 1.495.495 pasagjerë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë", bën të ditur INSTAT.

Nga shifrat zyrtare, transporti hekurudhor është më pak i përdorur, ku mes shumë motive, më kryesor është fakti se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit nëntor për efekt të mungesës së karburantit.

"Numri i pasagjerëve sipas transportit hekurudhor në Nëntor 2019 rezulton me 96,6% rënie krahasuar me Nëntor 2018, për shkak se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit për efekt të mungesës së karburantit", thuhet në njoftimin e INSTAT.

INSTAT: Statistikat e transportit, janar- nëntor 2019

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 27/12/2019 22:00

    Sistemi hekurudhor i prapambetur eshte pergjegjesia e padiskutueshme e gjithe qeverive per 30 vjet .Qeveria Rama duhet te jete nismetar e ndryshimeve ne sektorin hekurudhor ,duke nisur investimin e shume pritur dhe te domosdoshem per zhvillimin e turizmit ne linjenxTirane -Durres-Rinas si dhe te segmenteve ekzistuese sic u riparua nga privati lonja Ballsh-Vlore pasi ne te gjithe teritorin trasete jane por duhen ndryshuar tranversat nga ato druri ne betoni.Gjithe bota e ka hekurudhen sektor prioritar per zhvillimin ekonomik se eshte dhe me kosto te lire

    Përgjigju
  • Eni: 27/12/2019 18:15

    B.K, gazetarja me e mire e shqiptarja.com

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?